Murati ia jep meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave: Diçka që pushtetet e kaluara s’arritën ta bënin për një dekadë, u bë për dy vite

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 08:13
Murati ia jep meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave: Diçka që pushtetet e kaluara s’arritën ta bënin për një dekadë, u bë për dy vite

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për Kosovën pasi u nënshkrua vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati u shpreh se kjo ishte diçka që pushtetet e kaluara nuk kishin arritur ta bënin e që u bë në dy vite qeverisje të Qeverisë Kurti.

“Sot ishte një ditë e veçantë me rastin e nënshkrimit të vendimit përfundimtar për liberalizimin e vizave. Diçka që pushtetet e kaluara nuk kishin arritur ta bënin për një dekadë, u bë për dy vite qeverisje!”, ka shkruar Murati në Facebook

“Është normale që sot, për shumë qytetarë kjo arritje edhe duket e pabesueshme, dhe ende e shohin me skepticizëm. Sepse me vite të tëra, garda e vjetër premtoi e mashtroi në emër të vizave. Madje u fal edhe tokë në emër të vizave dhe vizat prap nuk erdhën.”, ka shkruar Murati.

(Kosova Sot Online)