Kështu do të jetë moti në vikend në Kosovë

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 14:27
Kështu do të jetë moti në vikend në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.

IHK për të dielën parashikon mot kryesisht të ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

(Kosova Sot Online)