Humolli: Kur kam hyrë në Vetëvendosje kemi bërë një marrëveshje

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 23:00
Humolli: Kur kam hyrë në Vetëvendosje kemi bërë një marrëveshje

Para se të hynte në Vetëvendosje kishin bërë një marrëveshje me kryeministrin, ka theksuar Fatmir Humolli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kur kam hyrë në Vetëvendosje kemi bërë një marrëveshje për zhvillim të vendit, marrëveshja ka qenë që të bëhen rreth 100 mijë fshatra prodhuese që në bazë të kalkulimeve do të ishin punësuar 16 mijë punëtorë, këta do ta ndalshin gjakderdhjen financiare. Ky ka qenë kushti im i parë dhe sjellja jo korrekte, këto inatet të deputetëve ose ministrave që po shkaktojnë një përçamje edhe në shoqëri. Kushti i dytë ka qenë që mos të krijojmë acarime artificiale dhe debate jo të natyrshme”, tha Humolli

“Shpesh herë në Kuvend na ka vendosur në pozitë të keqe. Këtu nuk është kuptuar drejt demokracia, besimi që ju ka dhënë prej qytetarëve. Ka deputetë që ka marrë rreth 5000 mijë vota, nëse unë e ofendojë atë, i bie që po ofendojë edhe qytetarët që e kanë votuar”, tha ai.

Humolli shtoi se përderisa Serbia po punonte të krijonte që të fuqizonte lobin pro-serb, Qeveria Kurti dëshiron përqarje të brendshme.

(Kosova Sot Online)