Rama kërcën tallava nën ritmet e këngës së fushatës

  • E.K /
  • 22 April 2023 - 12:29
 Rama kërcën tallava nën ritmet e këngës së fushatës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas operacionit që ka bërë para disa ditëve, i është kthyer fushatës elektorale ku dhe ia ka marrë “valles” me banorët e Kamzës, përcjell “Kosova Sot Online”

“Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët. Ma vini pak Tit Vullkanin”, tha Rama.

Më pas, ai nis e kërcen me një grua të moshuar, duke bërë disa lëvizje me duar.

(Kosova Sot Online)