Berisha: Thjeshtra e Ramës po shkatërron të gjitha firmat duke fituar çdo tender! Vjedhin se vjedh kryeministri

  • E.K /
  • 22 April 2023 - 14:35
Berisha: Thjeshtra e Ramës po shkatërron të gjitha firmat duke fituar çdo tender! Vjedhin se vjedh kryeministri

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha në Përmet se kandidatët e PS-së janë kandidatët e valixhes me para. Sipas tij, ata vjedhin sepse vjedh vetë kryeministri.

“Në 10 vite u larguan nga ky dhe, 35 përqind e shqiptarëve, më shumë se ukrainasit nga lufta, më shumë se sirianët, më shumë se çdo komb tjetër. Kjo ka një shkak: varfëria. Ka një të vërtetë, janë më të vjedhurit. Vidhen në mënyrë të pamëshirshme.

Kjo vjedhje po nxin jetën e secilit qytetar. Ne kemi qenë një komb i varfër, por ne ia dolëm mrekullisht në vitin 2008, të ngjitemi nga kombi i tretë më i varfër në planet në vitin 1992, në 2008-ën ne kaluam në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Ky është hovi më i fuqishëm në histori.

Ia dolëm të kemi rrogat më të larta në rajon, por edhe ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë.

Ky ka marrë 5 miliard euro borxh, kurse ne e rritëm borxhin me 4.4 përqind, ky e ka rritur me 46 përqind. I dyfishoi taksat. Ky shkuan këtu? U vodhën se çdo punë publike bëhet duke vjedhur 80-90 përqind të çmimit.

Ka një vjedhje të papërmbajtur. Pse? Sepse vjedh kryeministri.

Në këtë fushatë del me lopatë, hap ndonjë gropë, shan opozitën se atë kulturë ka, përdor fjalor banal dhe të turpshëm. Në Kavajë janë të revoltuar me gjuhën e tij. Nuk bën asnjë bilanc, nuk tregon se çfarë ka bërë, se çfarë do bëjë.

Paraqet një grup njerëzish që kanë vjedhur si ai. Isha në Patos, aty gjej një kandidat të tij, një Fatjon Duro. Ai e kishte bashkëshorten ish-drejtuese të hipotekës në Sarandë, kishte vjedhur e vjedhur, ishte lëshuar urdhër arresti, ajo ishte në Londër, i shoqi kandidat në Patos.

Isha në Kukës, kishte marrë Beqir Beqirin dhe e kishin paraqitur Beqirin si Halit se kishte 4-5 arrestime ai. Pse, ky ishte njeriu që duhej të kandidonte në Has? Ky ishte se i kishte çuar valixhen Edi Ramës. Këta janë kandidatë të valixhes me para,” tha Berisha.

Në fund të fjalës, kryedemokrati bëri të tjera denoncime për baxhanakun dhe thjeshtrën e Ramës.

“Edi Rama, je i pashpresë. McGonigal po të pret. Pasi të mbarosh dënimin atje, do vish këtu se dënime të tjera të presin. Ligji për heqjen e parashkrimit do jetë ligji i parë që do miratohet në parlament.

Ndaj ka tmerr nga opozita. Ka tmerr se familja e tij çdo ditë në tendera. Se baxhanaku i tij është një peshkaqen që ka marrë 100 tendera deri më sot, të fshehtë dhe të hapur. Të cilin ligji e ndalon. Këta nuk pyesin për ligjin.

Thjeshtra e tij po shkatërron të gjitha firmat e arkitektëve, projektuesve. E lidhur me një kompani të huaj, pastaj si nënkontraktore fiton çdo tender se është thjeshtra e kryeministrit.

Mos votoni kurrë qeveritarë që përdorin pushtetin për pasurimin e tyre. Rruga më antiligjore është angazhimi i familjarëve për të fituar tendera.

I them Edi Ramës, hajde të dalim përpara qytetarëve. Nxirr pak sa tendera kanë fituar familjarët e Sali Berishës, zero! Do ishte pafalshme të votosh këtë njeri, do të thotë të votosh varfërinë tënde, dëshpërimin tënd.

Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë! Rroftë Përmeti, rroftë Shqipëria!” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)