“Ramës i paskan hequr trurin dhe jo apandesitin”, Vasili ironizon kryeministrin pas operacionit: Ky “zorra qorre” vjedh pa mëshirë buxhetin e shtetit

  • E.K /
  • 22 April 2023 - 17:55
“Ramës i paskan hequr trurin dhe jo apandesitin”, Vasili ironizon kryeministrin pas operacionit: Ky “zorra qorre” vjedh pa mëshirë buxhetin e shtetit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e ka quajtur kryeministrin Edi Rama hajdut të buxhetit të shtetit.

Komentet Vasili i bëri përmes një reagimi me ironi në faqen e tij në Facebook, ku tha se Ramës i paskan hequr trurin dhe jo apandesitin.

Duke e quajtur kryeministrin një “zorrë qorre”, Vasili thotë se ai vjedh pa mëshirë buxhetin e shtetit, pasi kujton se i ka lekët e buxhetit të shtëpisë së tij.

Reagimi i Vasilit:

Këtij Rames i paskan hequr trurin dhe jo apandicitin!

Po dhe mjeket s’kane faj, se ky zorren qorre e ka ne tru!

Ky zorra qorre ngaqe e vjedh pa meshire buxhetin e kujton se i ka leket e shtepise!

Ky zorra qorre eshte bere si kanoçet te bishti i qenit qe bejne zhurme dhe qesh tere dynjaja!

(Kosova Sot Online)