
Burri nga Lipjani ankohet: Ja çfarë më bëri gruaja dhe babai i saj

Se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij dhe babai i gruas, ka raportuar një burrë në Lipjan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa palët janë intervistuar.
“Lipjan 22.04.2023-21:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij dhe babai i bashkëshortes së tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.”
(Kosova Sot Online)