Policia zë një 17-vjeçar nga Kosova duke transportuar drunjë

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 14:12
Policia zë një 17-vjeçar nga Kosova duke transportuar drunjë

Rreth orës 09:00 në fshatin Brod, Policia e stacionit në Shtërpcë ka njoftuar ka ndaluar një automjet xhip që po e drejtonte personi H.S i moshës 17 vjeçar dhe i cili transportonte drunjë ilegalisht nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka konfiskuar atomjetin për dokumentacion të parregullt dhe ndaj drejtuesit ka shqiptuar një gjobë pa patent shoferi dhe tjetrën pa regjistrim të automjetit, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal dhe drunjët më pas i kanë konfiskuar.

(Kosova Sot Online)