Të dhënat e fundit: Pjesëmarrja në zgjedhje deri në ora 15:00

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 15:43
Të dhënat e fundit: Pjesëmarrja në zgjedhje deri në ora 15:00

Në katër komunat veriore, pjesëmarrja në zgjdhjet e jashtëzakonshme lokale vijon të jetë e vogël, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se “procesi zgjedhor është duke vijuar në rregull” dhe se nuk është paraqitur ndonjë pengesë.

Deri në orën 15:00, në Leposaviq ka pasur 110 votues, apo 0.83%. Në Zubin Potok kanë votuar 240 votues apo 3.6%. Në Zveçan kanë votuar 145 votues, apo 2.07% dhe në Mitrovicën e Veriut 597 votues apo 3.3%.

Institucionet e vendit u kanë bërë thirrje qytetarëve në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.


(Kosova Sot Online)