Kur pritet të dihen rezultatet e zgjedhjeve në veri?

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 16:38
Kur pritet të dihen rezultatet e zgjedhjeve në veri?

Rezultatet e zgjedhjeve të sotme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok do të dihen shpejt, ka theksuar Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas mbylljes së vendvotimeve, Kurteshi beson se rezultatet preliminare do të mësohen shumë shpejt, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në procesin e votimit.

“Rezultatet mund të dalin më së shumti në orën 22:00”, tha Kurteshi

“KQZ-ja do t’i ketë më herët. Edhe para orës 22:00 do të dihen rezultatet preliminare”, tha ai.

(Kosova Sot Online)