Prizren: Një person gjendet i vdekur, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 10:26
 Prizren: Një person gjendet i vdekur, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në fshatin Poslisht të Prizrenit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në raporton policor thuhet se, dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një gëzhojë plumbi.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy pushkë me 20 fishekë, dy revole, gjashtë karikator dhe 130 fishekë.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES, Fsh. Poslisht, Prizren 23.04.2023 – 21:05. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një gëzhojë plumbi që dyshohet se është përdorur në rast si dhe 13 fishekë. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy pushkë me 20 fishekë, dy revole, gjashtë karikator dhe 130 fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)