Komiteti i ministrave i KE voton pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 16:01
Komiteti i ministrave i KE voton pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare

Me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës, ka votuar Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti e dha lajmin, duke e quajtur këtë “moment historik”.

“Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare. Ky është një moment historik shumëpalësh i rëndësishëm i arritur pas lobimit intensiv”, shkroi Ahmeti.

“Ne presim të bashkëpunojmë me Asamblenë Parlamentare dhe raportuesit e saj”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)