Nëntë kuaj dhe një gomar janë sekuestruar nga policia

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 22:41
Nëntë kuaj dhe një gomar janë sekuestruar nga policia

Nga policia në Viti, janë sekuestruar nëntë kuaj dhe një gomar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Organet e rendit i kanë identifikuar disa të dyshuar, të cilët ishin duke i sjellë kafshët nga fshati Tanushë e Maqedonisë së Veriut.

Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit.

“Më datë 25.04.2023, rreth orës 14:30,  Njësitet e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje kanë identifikuar disa persona të dyshuar duke i sjellë në këmbë disa kuaj nga fshati Tanush Republika e Maqedonisë veriore, përmes rrugëve ilegale. Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovar nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës  dhe AUV-i. Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)