ASK publikon të dhënat për muajin shkurt

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 17:51
ASK publikon të dhënat për muajin shkurt

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë, për muajin shkurt të vitit 2023.

Krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, prodhimi bruto i energjisë nga termocentralet ka shënuar rënie për 11.44 përqind. Ulje ka shënuar edhe eksporti i energjsë për 21.41 përqind, derisa importi është rritur për 10.76 përqind, edhe pse konsumi ishte me i vogël.

“Gjatë muajit Shkurt të vitit 2023 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 713.21 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 496.61 GWh apo -1.4 % më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak . Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13.94%, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërkaq, Importi i energjisë elektrike në Shkurt të vitit 2023 ishte 302.33 GWh kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 143.7 GWh. ( këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit)”, thuhet në raportin e ASK’së.

(Kosova Sot Online)