KRU “Prishtina”: Paguajini ujin, jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 11:05
KRU “Prishtina”: Paguajini ujin, jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat e ujit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata kanë njoftuar se janë duke vazhduar me shkyçje të konsumatorëve që nuk janë të rregullt në pagesa.

Po ashtu, në njoftim thuhet se ata janë të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk paguajnë për shërbimet e ujit.

“Ju që nuk jeni pagues të rregullt apo fare, të pagesave për shpenzimin e ujit, me keqardhje ju informojmë që do të shkyçeni nga shërbimet e furnizimit me ujë. Filloni nga sot, sepse ne jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje nga rrjeti i shërbimeve të ujit”.

“Drejtohuni në pikat tona dhe ne kemi lehtësira për kryerjen e obligimeve tuaja financiare. Të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk paguajnë për shërbimet e ujit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)