Stoltenberg: NATO ka dërguar mbi 1500 automjete të blinduara

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 15:19
Stoltenberg: NATO ka dërguar mbi 1500 automjete të blinduara

“Më shumë se 98% e mjeteve luftarake që NATO i premtoi Ukrainës tashmë janë dorëzuar”.

Kështu u shpreh të enjten Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, shkruan Tass.

“Në përgjithësi, përmes Grupit të Kontaktit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e NATO-s i kanë ofruar mbështetje të paprecedentë Ukrainës. Më shumë se 98% e mjeteve luftarake të premtuara Ukrainës tashmë janë dorëzuar. Kjo do të thotë mbi 1550 automjete të blinduara, 230 tanke dhe pajisje të tjera, duke përfshirë sasi të mëdha municionesh.

Në total ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase,” vuri në dukje ai në një takim me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel në Bruksel.

Shefi i NATO-s paralajmëroi kundër nënvlerësimit të ushtrisë ruse dhe pretendoi se Rusia po dërgonte mijëra trupa për të sulmuar qytetin e Artyomovsk.

(Kosova Sot Online)