Gërvalla: Populli i Kosovës ka mbrojtur shtëpitë e tyre nga forcat serbe

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 20:20
Gërvalla: Populli i Kosovës ka mbrojtur shtëpitë e tyre nga forcat serbe

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, dhe të tjerët në Hagë që po akuzohen për krime të pretenduara të luftës, janë të pafajshëm dhe argumentet janë në anën e tyre.

Për këtë ajo ka folur derisa i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në seancën e Këshilli të Sigurimit të OKB-së.

Është e vërtetë që zotëri Thaçi është për momentin në Hagë, por unë besoj fuqimisht se ai do të dëshmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ai vet, dhe të tjerët që janë të akuzuar, kanë çdo argument në anën e tyre, se janë të pafajshëm nga ato akuza, dhe nuk ja vlen asnjë koment më shumë lidhur me atë që thatë për mua, qoftë si dëshmitar, apo si diçka, pra ndërlidhjen time me çfarëdo dëshmie në Hagë, kjo është e pavërtetë”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka theksuar se populli i Kosovës ka mbrojtur shtëpitë e tyre, por terroriste ishin forcat serbe të sponsorizuara nga shteti i tyre.

(Kosova Sot Online)