Gërvalla: Marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund t’i quash këto që i kemi momentalisht

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 08:34
Gërvalla: Marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund t’i quash këto që i kemi momentalisht

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një intervistë ka folur për marrëveshjen e Ohrit në mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka thënë se raportet që ka për momentin Kosova dhe Serbia nuk mund të quhen marrëdhënie normale.

Ajo ka thënë se kur dëgjon Vuçiqin e Daçiqin e pyet vetën se a ka marrëveshje apo nuk ka marrëveshje?!

“Marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund t’i quash këto që i kemi momentalisht. Më 18 mars në Ohër është bërë një marrëveshje për implementimin pra cilat do të jenë sekuencat në bazë të cilave do të implementohet marrëveshja e Brukselit. Unë dëgjoj ndërkoh Vuçiqin e Daçiqin dhe sinqerisht e pyes vetën a kemi marrëveshje apo nuk kemi marrëveshje?! Po të dëgjosh deklaratat e tyre, mënyrën se si ata e trajtojnë atë për të cilën jemi marrë vesh në Bruksel, atëherë zgjohet pyetja se ku jemi me ta. Unë besoj në partnerët tanë evropianë dhe amerikanë të cilët në fund të fundit janë garantues të kësaj marrëveshjeje do ta zgjedhin gjuhën ndaj Vuçiqit me qëllim që këto lloj deklaratash të marrin fund”, tha Gërvalla.

(Kosova Sot Online)