
Lexoni edhe:
Arrestohen shqiptarët në Britani që u kapën në një “shtëpi bari” me vlerë mbi 100 mijë paund, zbulohen emrat
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës, ku është vrar një person, transmeton "Kosova Sot Online".
Sipas burimeve të medies, viktima është rreth moshës 60 vjeçare derisa i dyshuari për vrasjen rreth moshës 37-38 vjeçare. Motivi dyshohet se ka qenë për çështje pronësore.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, është gjetur një person i moshës madhore që dyshohet se ishte pa shenja jete.
Këto janë pamjet nga vendi ku dyshohet se ka ndodhur krimi.
Në vendin e ngjarjes aktualisht po qëndrojnë të gjitha njësitë relevante, teksa sipas konfirmimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, i dyshuari tashmë është arrestuar.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës.
(Kosova Sot Online )