Arrestohet në Angli porositësi dhe dy spiunët e “skuadrës” së vrasjes në Shëngjin

  • S.A /
  • 29 April 2023 - 12:30
Arrestohet në Angli porositësi dhe dy spiunët e “skuadrës” së vrasjes në Shëngjin

Tre prej 6 personave të kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, janë arrestuar në Angli. Sipas medies,  ata janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjykata e ekstradimeve në Londër përmes postës elektronike konfirmoi për gazetarin Muhamed Veliu, se ata do të dalin mesditën e sotme përpara kësaj gjykate për të vlerësuar masën e sigurisë.

Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë arrestuar në Londër përmes një operacioni të gjerë policor, një ditë pas marrjes së kërkesës nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë.

(Kosova Sot Online )