Po hapte biznesin, një person goditet dy herë me thikë

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 15:12
Po hapte biznesin, një person goditet dy herë me thikë

Një 42-vjeçar shqiptar, pronar i një lokali në Itali, teksa ka qenë duke hapur biznesin është goditur dy herë me thikë nga një i panjohur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shqiptari ka marrë një goditje në mushkëri dhe një në lartësinë e kofshës.

Karabinierët kanë arritur të identifikojnë autorin.

42-vjeçari ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën.

(Kosova Sot Online)