Rama: Marrëdhëniet Kosovë - Serbi nuk kanë qenë asnjëherë aq të mira sa janë tani

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 16:17
Rama: Marrëdhëniet Kosovë - Serbi nuk kanë qenë asnjëherë aq të mira sa janë tani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë Forumit Ekonomik që po mbahet në Delphi të Greqisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama thotë se me mbylljen e dialogut mes dy vendeve mbyllet edhe një kapitull i kapitujve të përgjakshëm dhe konfliktesh.

Tutje, Rama tha Kosova dhe Serbia për momentin kanë marrëdhënie më të mira si asnjëherë më parë.

“Dialogu Kosovë-Serbi është çështja që mbetet ende çështje e madhe dhe zgjidhja e kësaj çështjeje do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë – një kapitull të shumë kapitujsh gjaku dhe konfliktesh. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike. Megjithatë, edhe sa i takon këtij elementi të veçantë, kësaj çështjeje të veçantë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë asnjëherë aq të mira sa janë aktualisht. Pra, janë marrëdhënie shumë të mira krahasimisht sa që kanë qenë këto marrëdhënie më përpara”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)