Qytetari sulmon fizikisht dy policë në Ferizaj

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 13:43
Qytetari sulmon fizikisht dy policë në Ferizaj

Një qytetar ka sulmuar dy policë dje në Ferizaj, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore, shkruan “Kosova Sot Online”.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor dhe duke refuzuar vendosjen e prangave i ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, njëherit e ka dëmtuar edhe derën e një zyre në objektin e stacionit policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në vuajtje dënimi pasi qe ka urdhër arrest lëshuar nga gjykata.

(Kosova Sot Online)