Daçiq: Serbia ka një qëndrim të prerë, ne do të jemi me njerëzit tanë në Kosovë

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 14:44
Daçiq: Serbia ka një qëndrim të prerë, ne do të jemi me njerëzit tanë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është duke insistuar me vendosmëri që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Daçiq, ka thënë se pa Asociacion nuk do të ketë zbatim as të pjesëve tjera të asaj marrëveshjeje.

“Në planin e zbatimit janë vetëm dy gjëra që janë përmendur në fillim – Asociacioni dhe deklarata për personat e zhdukur. Këto do të jenë, siç më tha presidenti Vuçiq, temat kryesore. Se me çfarë dinamike do të jenë krejt këto është vërtetë shumë e vështirë të thuhet, por është thelbësore, sepse pa Asociacionin nuk do të ketë zbatim as të pjesëve tjera të asaj marrëveshjeje”, tha Daçiq.

“Ata sigurisht presin që serbët të dëbohen dhe të mos ketë nevojë për Asociacionin. Serbia ka një qëndrim të prerë. Ne do të jemi me njerëzit tanë në Kosovë. Para takimit të nesërm, një gjë është e sigurt: Serbia do të jetë konstruktive. Presidenti Vuçiq është i gatshëm për atë takim”, ka përfunduar Daçiq.

(Kosova Sot Online)