
Kurti tregon çfarë i tha Chollet’it para takimit me Vuçiqin

Përmes llogarisë së tij sociale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se e ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kurti, ka bërë të ditur se gjatë bisedës me Chollet’in, ka theksuar rëndësinë e implementimit të Marrëveshjes Bazë dhe të Ankesit në tërësinë e tyre dhe në mirëbesim.
“Gjithashtu, e falënderova atë për mbështetjen amerikane”, ka shkruar Kurti.
Për bisedën, pak më parë ka njoftuar edhe Chollet.
Ai ka bërë të ditur se me Kurtin është diskutuar rëndësia e implementimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në mënyrë të menjëhershme.
(Kosova Sot Online)