Uebfaqet e Presidencës, Kryeministrisë dhe Prokurorisë së Kosovës bien nga funksioni

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 22:52
Uebfaqet e Presidencës, Kryeministrisë dhe Prokurorisë së Kosovës bien nga funksioni

Duket se ndodhen nën sulme kibernetike, uebfaqet e tri institucioneve më të rëndësishme të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Uebfaqet e Presidencës, Kryeministrisë dhe Prokurorisë së Kosovës këtë mbrëmje, kanë dalë jashtë funksionit.

Grupi shqiptar, Anonymous Albania, ka marrë përgjegjësinë për sulmet kibernetike ndaj faqeve kryesore të institucioneve kosovare.

Arsyeja për sulmin, sipas një deklarimi të njërit prej anëtarëve të këtij grupi në “space-in” që po mbahet live në emisionin “Majtas jo djathtas” është mos respektimi i të drejtave të punëtorëve dhe reagimi i dobët në rastin e përdhunimit të një 11 vjeçareje në Kosovë.

Po ashtu, thuhet se për sanimin e sulmit ndaj faqeve duhet një punë e madhe pasi shumë të dhëna janë humbur.

(Kosova Sot Online)