
“Do të vras, do të të bëj të paguash” , shqiptari kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij 32-vjeçare

Një 37-vjeçari shqiptar është dënuar me dy vite burg në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.
Shqiptari u shpall fajtor se ka dhunuar dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij 32-vjeçare.
Ai e ka kërcënuar bashkëshorten e tij se nëse tregon në polici, ai do ta vras atë.
“Do të të vras, do të vij të të marr në Shqipëri dhe do të të bëj të paguash. Nëse flet në polici të betohem se do të vras”, ka dëshmuar 32-vjeçarje në seancën gjyqësore për bashkëshortin e saj.
(Kosova Sot Online)