Ja kujt i thotë Berisha: Po sillesh si tek përralla e ujkut, me këmbë të lyer me miell

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 20:00
Ja kujt i thotë Berisha: Po sillesh si tek përralla e ujkut, me këmbë të lyer me miell

Nga Shkodra ku zhvilloi takimin elektoral me qytetarët për zgjedhjet e 14 Majit, kryetari i PD, Sali Berisha i kujtoi Benet Becit gabimin fatal që ai bëri, duke kandiduar për Edi Ramën. 

Berisha tha se Beci po sillet si tek përralla e ujkut, me këmbë të lyer me miell. 

"Benet kandidimi yt për Edi Ramën, njeriu që ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij, absolutisht në mënyrë identike me despotin Enver Hoxha është gabimi fatal i jetës tënde. Shpirti yt e di se çfarë të detyroi ty të bësh këtë gabim fatal. Di diçka edhe Tom Doshi për këtë detyrim. Por meqë u ndala tek Toma, shko pak e tako Senadën. Shko tako Namikun, shko tako zonjën Hafizi, se si u flakën si limon i shtrydhur. Edhe Edona e Zeusit e kam këtu dorëheqjen e saj. Nga do të dalësh ti. Benet edhe njëherë të them, ke bërë gabimin e jetës tënde. Të pashë një ditë këtu në shesh, e kishe vendosur, një ngjyrë tjetër. Naiv je treguar. Por nënat shkodrane dhe nënat shqiptare, përrallën e parë që u tregojnë fëmijëve është përralla e ujkut, me këmbë të lyer me miell. Por ti nuk del edhe për një arsye tjetër këtu në shesh që është detyrim në çdo vend, qeveritarët duhet të dalin para qytetarëve dhe ti thonë; urdhëro jam këtu për të pyetur çdo gjë, për të dhënë llogari para jush", tha Berisha. 

(Kosova Sot Online)