Shoferja aksidenton çiftin e sapomartuar, vdes nusja

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 20:10
Shoferja aksidenton çiftin e sapomartuar, vdes nusja

Një tragjedi ka tronditur Shtetet e Bashkuara, ku raportohet se një vajzë e re, e identifikuar si Samantha Miller, e cila po largohej nga dasma e saj, humbi jetën vetëm pak çaste pas ceremonisë, pasi një shofere e dehur u përplas me automjetin e çiftit të porsamartuar në një rrugë plazhi në Karolinën e Jugut, transmeton Kosova Sot Online.

Sipas The Guardian, dhëndri Aric Hutchinson ndodhet në gjendje kritike, ka pësuar lëndime në tru dhe fraktura të shumta. Të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në automjet me çiftin. Gjithashtu nëna e dhëndrit krijoi një faqe ‘GoFundMe’ për të paguar funeralin e nuses së saj dhe faturat mjekësore të djalit të saj.

(Kosova Sot Online)