Gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur, serbët duhet ta kuptojnë këtë

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 10:26
Gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur, serbët duhet ta kuptojnë këtë

Gazetarja nga Serbia, Biljana Srbljanoviq, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se serbët duhet ta pranojnë këtë gjë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kosova është shet i pavarur dhe serbet nëse dëshirojnë të jetojnë në Kosovë duhet ta pranojnë këtë”.

“Ne e kemi bërë një luftë të cilën e kemi humbur. Nuk e kemi humbur veç ashtu Kosovën dhe ka ardh dikush e ka marr. Ne vetëdijshëm kemi hyrë në luftë dhe atë e kemi humbur. Presidenti duhet të del dhe ta thotë të vërtetën. Kosova është shtet i pavarur. Dhe ajo që duhet të bëjmë ne, është që të gjithë qytetarët e atij shteti të kenë të drejta të barabarta. Atje kemi Kisha, monumente kulturore-historike. Aty ekzistojnë ata qytetarë të cilët duhet ta kuptojnë se nëse dëshirojnë të jetojnë aty, duhet ta kuptojnë se ai është një shtet tjetër.

(Kosova Sot Online)