Kush e sulmoi rezidencën e liderit rus Vladimir Putin?

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 18:40
Kush e sulmoi rezidencën e liderit rus Vladimir Putin?

Pretendohet se dy dronë ukrainas sulmuan mbrëmë rezidencën e liderit rus Vladimir Putin në Kremlin, sipas shërbimit për shtyp i presidentit rus.

Kremlini e quajti sulmin një përpjekje terroriste për të vrarë presidentin rus.

“Ushtria ruse dhe shërbimet e inteligjencës çaktivizuan të dy dronët dhe nuk pati viktima. Presidenti Putin nuk u cenua dhe vazhdon të punojë si zakonisht pas sulmit në Kiev“, tha shërbimi për shtyp në një deklaratë.

Putin nuk ishte në Kremlin në kohën e sulmit, konfirmoi më vonë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Si rezultat i këtij akti terrorist, presidenti i Federatës Ruse nuk u lëndua. Orari i tij i punës nuk është ndryshuar, ai punon si zakonisht”, tha Peskov në një deklaratë.

Kremlini tha se e shikonte sulmin brenda natës si një “sulm të planifikuar terrorist” dhe një përpjekje për të vrarë presidentin përpara Ditës së Fitores, e cila festohet në Rusi më 9 maj për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

“Rusia rezervon të drejtën t’i përgjigjet një sulmi ndaj Kremlinit ku dhe kur e sheh të përshtatshme”, thuhet në deklaratë.

Pas lajmeve për tentativën e sulmit, Rusia ndaloi fluturimet me dron në kryeqytetin Moskë.

Përgjigja e Kievit

Ukraina nuk ka “asgjë të bëjë” me sulmin me dron në Kremlin, të cilin Moska ia atribuoi Kievit, tha presidenca ukrainase.

“Sigurisht, Ukraina nuk ka asnjë lidhje me sulmet me dron në Kremlin”, tha Mykhailo Podoliak, një këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky, në një mesazh për gazetarët

(Kosova Sot Online)