Të shtëna në SHBA, 1 viktimë dhe 4 të plagosur

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 22:44
Të shtëna në SHBA, 1 viktimë dhe 4 të plagosur

Një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën katër të tjerë janë plagosur pas disa të shtënave në një ndërtesë në qendër të Atlanta-s.

Policia e Atalantas njoftoi se të shtënat u regjistruan pak pas orës 12:30 me orën lokale brenda një ndërtese në West Peachtree Street, një zonë tregtare me ndërtesa zyra dhe apartamente të larta.

Deri më tani, autori nuk është identifikuar ende.

Policia tha se ishte në kërkim të të dyshuarit dhe të ndonjë viktimë tjetër. Katër personat e plagosur janë dërguar në spital për trajtim mjekësor kurse personi i pestë është konstatuar i vdekur në vendngjarje

(Kosova Sot Online)