Meha: Me Vjosa Osmanin në LDK ka mundësi të bëhet një alternativë politike e mirë për Kosovën

Meha: Me Vjosa Osmanin në LDK ka mundësi të bëhet një alternativë politike e mirë për Kosovën
Meha: Me Vjosa Osmanin në LDK ka mundësi të bëhet një alternativë politike e mirë për Kosovën

Xhevat Meha

  • 09 May 2026 - 07:45

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Afati për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është i shkurtër, dhe kjo ka qenë e ditur nga të gjithë akterët, edhe nga KQZ-ja, edhe nga partitë politike, edhe nga qytetarët. Në këtë afat të shkurtër, të gjitha përgatitjet dhe procedurat sigurisht duhet të kryhen në afate më të shkurtra. Nëse angazhimet janë në nivelin e duhur, ruhet cilësia e gjithë procesit zgjedhor. Nuk bën të ketë neglizhenca.

-Shqetësimet e qytetarëve rreth asaj se çka mund të prodhojnë votimet e radhës janë të kuptueshme. Alternativat e njëjta politike është e pritshme të ofrojnë rezultate të njëjta. Në gjithë këto shqetësime, unë shoh edhe mundësi të mirë për një alternativë të re politike që mund t’u ofrohet qytetarëve.

Vjosa Osmani në vitin 2019 ka pasur të përgatitur një program qeverisës, të cilin e vlerësoj si shumë të mirë për Kosovën. U bë si u bë dhe projekti i alternativës së saj politike nuk arriti t’u ofrohej qytetarëve. Pastaj ajo bëri përpjekje të bëjë diçka në bashkëpunim me Albinin, mirëpo alternativa e saj ishte nga pozita e partnerit të vogël.

Tani, me LDK-në, ka mundësi të bëhet një alternativë politike e mirë për Kosovën. Kjo mund të arrihet vetëm nëse Vjosa ka duart e lira nga LDK-ja që të ofrojë alternativën e saj, siç ajo e ka konceptin, që sigurisht pres të jetë ndryshe nga alternativa që LDK-ja ka ofruar deri tani. Të presim e të shohim, kanë mbetur edhe pak ditë që të bëhet e ditur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".