Abdixhiku: Askush në LDK s’do të pranonte një situatë ku një parti merr nën kontroll të tri institucionet
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij para KP të LDK’së ka folur për negociatat me LVV’në për çështjen e presidentit.
Abdixhiku ka thënë se askush në LDK, që ka koncept të balancit të kontrollit, demokracisë e rugovizmit, s’do të pranonte një situatë ku një parti merr nën kontroll të tri institucionet, Qeveri, Kuvend e Presidencë.
“Asnjë njeri me koncept të balancit e kontrollit, demokracisë e rugovizmit, s’do të mund të pranonte ku një parti merr kontroll të plotë. Ky s’është as vullneti qytetar”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se nëse do të zgjohej një ditë si qytetar i thjeshtë dhe të kishte të një ambient të tillë ku një njeri ka gjithçka në dorë, do të përpiqej me aq sa mundej të ndalojë një gjendje të tillë.
“Nëse do të zgjohesha në një ambient të tillë si qytetar i thjeshtë, do të përpiqesha me aq sa besojë ideologjikisht të ndalojë një gjendje të tillë, ku Kosova është tërësisht në duart e një njeriu të vetëm, edhe sikur ai njeri të isha unë”, ka thënë Abdixhiku.
(Kosova Sot Online)
