Selmanaj rroket keq me Hekuran Muratin: Ti djalë i mirë, edhe tri jetë me i pasë, s’mundesh me mbërri sa kemi mbërri ne

  • S.A /
  • 04 May 2023 - 12:22
Selmanaj rroket keq me  Hekuran Muratin: Ti djalë i mirë, edhe tri jetë me i pasë, s’mundesh me mbërri sa kemi mbërri ne

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i ka replikuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke i thënë se me marrëveshjen për të zhdukurit, Kosova sipas tij, ndër tjerash e ka hequr mundësinë e kompensimit, transmeton "Kosova Sot Online".

“Në marrëveshjen e Washingtonit, ti djalë i mirë, që ka ndodh në Shtëpinë e Bardhë, jo në villën e Tittos në Ohër, jemi marrë vesh për zotime. Këtu ke nënshkru marrëveshje me Serbinë ku e ke amnistu Serbinë, e ke barazu institucionalisht përgjegjësinë dhe ua ke heqë mundësinë që njerëzit të kërkojnë kompensim”, tha Selmanaj. 

Ish-zëvendëskryeministri tha se Murati s’mund ta mbërrijë atë që e mbërriti Qeveria Hoti, edhe sikur t’i ketë “tri jetë”. “Edhe tri jetë me i pasë ti, s’ke me mujtë me mbërri 9 muaj sa kemi arritë ne me e çu Kosovën në Shtëpinë e Bardhë. Edhe tri jetë me i pasë”, tha Selmanaj.

(Kosova Sot Online )