Pse Telekomi kishte problemeve me rrjet gjatë ditës së djeshme dhe sot në orët e hershme të mëngjesit?

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 15:34
Pse Telekomi kishte problemeve me rrjet gjatë ditës së djeshme dhe sot në orët e hershme të mëngjesit?

Dje në orët e mbrëmjes dhe sot në orët e hershme të mëngjesit, në njërin nga serverët janë shfaqur disa probleme teknike, kanë njoftuar Zyrtarë të Telekomit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këto probleme teknike bënë që konsumatorëve me parapagim (prepaid), u kanë krijuar vështirësi ose u kanë pamundësuar realizimin e thirrjeve dhe përdorimin e internetit.

“Ekipi ynë teknik, gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e hershme të mëngjesit ka punuar vazhdimisht për tejkalimin e këtyre problemeve dhe të njëjtat janë tejkaluar rreth orës gjashtë të mëngjesit. Aktualisht janë kthyer të gjitha shërbimet. Ekipet tona janë duke vazhduar punën për të evituar edhe problemet e mbetura, përcjellëse, të cilat nuk afektojnë drejtpërdrejt shërbimet, thuhet në njoftim. 

Duke i falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, ju informojmë dhe sigurojmë se për t’i avancuar shërbimet tona, këtë vit po bëjmë investime serioze, rezultatet e të cilave priten të jenë më se të dukshme qysh gjatë pjesës së dytë të këtij viti.


(Kosova Sot Online)