Gruaja shqiptare arrestohet në Selanik, e la foshnjën në makinë dhe iku të bënte pazar

  • S.A /
  • 05 May 2023 - 12:10
Gruaja shqiptare arrestohet  në Selanik, e la foshnjën në makinë dhe iku të bënte pazar

Një nënë e re 22-vjeçare shqiptare,  është arrestuar pasditen e djeshme nga policia në Selanik pasi akuzohet se la fëmijën e saj 4 muajsh, të vetëm në makinë dhe shkoi që të bënte pazar. E reja shoqërohej dhe nga një 27-vjeçare, që po ashte u arrestua, transmeton "Kosova Sot Online ".

Arsyeja e arrestimit ishte pasi dy femrat e kishin lënë foshnjën në një makinë për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaias.

Foshnja në makinën e parkuar jashtë dyqanit u pikas nga një kalimtar, i cili njoftoi policinë. Sipas dëshmisë së tij, foshnja kishte qenë vetëm për të paktën 40 minuta, ndërsa automjeti ishte i mbyllur dhe me dritare gjysmë të hapura.

Punonjësit e policisë së repartit Pylaia-Hortiatis lokalizuan dy shqiptaret brenda në dyqan, ku dhe u arrestuan. Ndaj dy vajzave rëndon akuza e ekspozimit të të miturit para rrezikut.

 (Kosova Sot Online )