20-vjeçari bën veprimin e paparitur në oborrin e shkollës, qëllon në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 13:27
20-vjeçari bën veprimin e paparitur në oborrin e shkollës, qëllon në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 20-vjeçar, i cili trembi nxënësit dhe mësuesit të një shkolle në Farkë, Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ky 20 vjeçar ka qëlluar në ajër në oborrin e shkollës me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.

Policia ka njoftuar se është sekuestruar pistoleta imituese.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.

Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

(Kosova Sot Online)