
Mblidhen në Reykjavik krerët e shteteve anëtare të KiE

Në kryeqytetin e Islandës, e cila udhëheq me Presidencën e Këshillit të Europës, një takim i rëndësishëm do të mbahet këtë muaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Më 16-17 maj në do të mbahet samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit të Europës dhe kjo është hera e katërt në historinë 74-vjeçare të organizatës që liderët e shteteve anëtare takohen nën patronazhin e Këshillit.
Pas suksesit të Kosovës në kalimin e fazën së parë drejt anëtarësimit në organizatë u diskutua që tema e saj do të mund të jetë edhe në agjendën e takimit të këtij samiti. Por, në një përgjigje për Gazetën Express nga Presidenca islandeze thuhet se Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës.
“Samiti do të diskutojë për vlerat themelore të Këshillit të Europës – të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit – si dhe llogaridhënien dhe mbështetjen për Ukrainën. Nuk parashihet diskutim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, thuhet në përgjigje.
Hapja e rrugës për Kosovën drejt anëtarësimit në Këshill të Europës u pa si një produkt i pajtimit të Kosovës për marrëveshje me Serbinë.
Sidoqoftë, edhe ecja më tutje e këtij procesi në Strasburg pritet të lidhet me mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.
Por, proceduralisht KiE pritet të emërojë një raportues për cështjen e anëtarësimit të Kosovës I cili do të përgatit një raport -opinion të cilin do ta disktuojë Asambleja Parlamentare e më pas ta votojë anëtarësimin ose jo. Nuk dihet saktë sa do t’I duhet kohë Kosovës për t’u bërë pjesë e KiE.
(Kosova Sot Online)