E reja braktis foshnjën, shpallet ne kërkim

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 10:17
E reja braktis foshnjën, shpallet ne kërkim

Një foshnjë 2 muajshe është gjetur e braktisur pasditen e së shtunës në Golem nga një qytetar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burime  bëjnë me dije se foshnja ishte lënë në një cep rruge  afër disa koshave të mbeturinave. Në momentin që e ka gjetur qytetari e ka dërguar në maternitetin e Durrësit.

Menjëherë është shtruar dhe aktualisht burimet thonë se ndodhet e shtruar në pediatri. Më pas qytetari është marrë në pyetje nga policia e Kavajës e cila ka zbuluar se foshnja është lënë nga e ëma.

Ndërkohë mësohet se pasi policia e ka identifikuar të renë nga Tirana  e ka shpallur në kërkim dhe vijon punën për kapjen e saj.

(Kosova Sot Online)