Kamenicë: Voziti nën ndikim të alkoolit, i merret patenta për nëntë muaj dhe gjobitet me 400 euro

  • E.K /
  • 08 May 2023 - 11:23
Kamenicë: Voziti nën ndikim të alkoolit, i merret patenta për nëntë muaj dhe gjobitet me 400 euro

Policia e Kosovës në Gjilan ka bërë të ditur se në fshatin Rubovc, komuna e Kamenicës, ka gjobitur një person me 400 euro dhe heqje të patentë shoferi për nëntë muaj, pasi i njëti ka vozitur nën ndikim të alkoolit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka inkurajuar qytetarët, se nësë shohin ndonjë kundërvajtje ta lajmërojnë Policinë.

Njoftimi plotë i policisë:

Drejtim i mjetit nën ndikim të alkoolit

Gjilan, 08 maj 2023

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë në pikët të kontrollit të automjeteve në fshatin Rubovc, komuna e Kamenicës ka ndalur një automjet me targa vendore me vozitës kosovar shqiptar. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është matur alkooli me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.02 pronila.

Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej nëntë (9) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

(Kosova Sot Online)