37 vjeçari futet me kamion në drejtim të gabuar në autostradë, e pëson keq nga Policia

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 09:23
 37 vjeçari futet me kamion në drejtim të gabuar në autostradë, e pëson keq nga Policia

37 vjeçari rumun dje ka lëvizur me kamion në drejtim të kundërt në një autostradë të Kroacisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kur ka dashur të bëjë kthesë ka goditur barrierën e autostradës dhe kështu konsiderohet se ka shkaktuar aksident trafiku, ku edhe u largua nga vendi i aksidentit.

Disa orë më vonë e gjeti policia. Ai refuzoi testin e alkomatorit dhe u ndalua. U gjobit me 2,100 euro dhe iu ndalua vozitja për një vit në Kroaci.

(Kosova Sot Online)