Lajçak: Duam të fokusohemi në normalizim, duhet të evitohet ndonjë eskalim apo konfrontim

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 09:50
Lajçak: Duam të fokusohemi në normalizim, duhet të evitohet ndonjë eskalim apo konfrontim

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku u shpreh se duan normalizim dhe jo konfrontim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka shtuar se duhet shmnaget ndonjë evitim ose konfrontim.

Lajçak tregoi se do të zhvillojë një takim me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin gjatë ditës së hënë.

“Ne duhet të kemi vetëm normalizim ose konfrontim dhe duhet të kemi normalizim. Ne duam të fokusohemi në normalizim, duhet të evitohet ndonjë eskalim apo konfrontim”, tha ai

“Patëm një bisedë të rëndësishme. Do të takoj Bislimin dhe Petkoviqin në Bruksel të hënën. Kemi marrëveshjen, aneksin, duhet të kemi të qartë sekuencat”, shtoi Lajçaku.

(Kosova Sot Online)