
Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

Sonte rreth orës 21:15, një lokal në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas informatave nga vendngjarja, lokali ushtronte veprimtarinë e pastrimit kimik dhe rrethanat e përfshirjes nga zjarri janë ende të panjohura.
Deri tani nuk është raportuar për të lënduar.
(Kosova Sot Online)