Eurodeputeti austriak u drejtohet pesëshes së BE-së: Kosova është shtet i pavarur, është koha për ta njohur atë

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 13:10
Eurodeputeti austriak u drejtohet pesëshes së BE-së: Kosova është shtet i pavarur, është koha për ta njohur atë

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, në Parlamentin Evropian për Kosova ka thënë se është një shtet i pavarur dhe ju ka bërë thirrje edhe shteteve të tjera ta njohin atë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai i tha Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë, se është koha që ta njohin Kosovën si shtet dhe të kenë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së.

“Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia: #Kosova është shtet i pavarur. Është koha për ta njohur atë. Kjo është jetike për paqen në #Ballkanin Perëndimor dhe #Zgjerimin e BE-së”, ka thënë ai në Parlamentin Evropian.

(Kosova Sot Online)