Vëllau i Shqipe Pantinës, tenton t’i ikë policisë, kërcen nga lart dhe përfundon në spital

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 15:19
Vëllau i Shqipe Pantinës, tenton t’i ikë policisë, kërcen nga lart dhe përfundon në spital

Në Gllarevë të Klinës, ka nisur një aksion i hershëm i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burimet  bëjnë të ditur se pesë lokacione janë bastisur në këtë aksion, tri shtëpi, një restorant dhe një auto servis i veturave.

Burimet e medias bëjnë të ditur se në këtë aksion është bastisur edhe shtëpia e zyrtares së LDK-së, ish-deputetes së VV-së e PSD-së, Shqipe Pantinës.

Në pyetjen e gazetarit për bastisjen e shtëpisë së vëllaut të saj, Pantina ka dhënë këtë përgjigje.

“Nuk është bash qashtu, vëllaun e kam në spital. Nuk kam koment” ka thënë Pantina.

Lajmi se vëllau i Pantinës është në spital, është i vërtetë.

Burimet  bëjnë të ditur se Bujar Pantina duke tentuar të shmangë arrestimin nga Policia, ka kërcyer nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital.

(Kosova Sot Online)