Aksioni policor në magjistralen Prishtinë – Pejë, arrestohen gjashtë persona dhe sekuestrohet drogë

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 09:58
Aksioni policor në magjistralen Prishtinë – Pejë, arrestohen gjashtë persona dhe sekuestrohet drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje kanë realizuar një operacion në tetë lokacione në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku ka sekuestruar mbi 12 kilogramë drogë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe tre telefona dhe para të gatshme.

Gjatë këtij operacioni, Policia ka arrestuar gjashtë persona.

“Raportohet se më 12.05.2023 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata dhe pas një hetimi disa mujor nga DHTN është bërë kontroll në 8 lokacione të ndryshme dhe gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 kg. 650 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tre vetura, 3 467 € para të gatshme, 12400 lekë, 7 telefona. Lidhur me rastin gjashtë persona janë arrestuar, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)