Ngjarje shqiptare: Djali 32 vjeçar vjedh në banesën e babait të tij kasafortën me mijëra euro dhe flori

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 11:10
Ngjarje shqiptare: Djali 32 vjeçar vjedh në banesën e babait të tij kasafortën me mijëra euro dhe flori

Një 33-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për vjedhje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky person vodhi në banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Në cilësinë e provës material u sekuestruan një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

“Në kuadër të operacionit policer të koduar “Kasaforra” u bë arrestimi i shtetasit E. S., 33 vjeç banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Rasti lidhur me këtë vjedhje ëshë duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)