Ja kush thotë: Berisha dhe Meta, të dy bashkë me vota nuk e mundin dot as Luizin

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 21:10
Ja kush thotë: Berisha dhe Meta, të dy bashkë me vota nuk e mundin dot as Luizin

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta, të dy bashkë, me vota nuk mundin dot as Luizin e Kiarën, referuar këtu dy personazheve të bërë pjesë së fundmi në një reality shou, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, në gjetjet e “Barometri” janë reflektuar të dhënat e sakta për rezultatin e zgjedhjeve më 14 maj.

“Nuk mund të shpresosh që Sali Berisha dhe Ilir Meta të cilët kanë hyrë në politikë në vitin 1990 të fitojnë simpatinë dhe pëlqyeshmërinë e një populli që është martuar 5 herë me ta”.

“Herën e gjashtë është e pamundur që të rriten në vota, për këtë arsye shihen si figura të urryera” – u shpreh Spahiu.

(Kosova Sot Online)