Ja për kë votuan më shumë qytetarët e 11 provincave të prekura nga të*rmeti në Turqi

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 17:53
Ja për kë votuan më shumë qytetarët e 11 provincave të prekura nga të*rmeti në Turqi

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në provincat e goditura nga tërmeti në Turqi zbuluan mbështetje për presidentin turk Erdogan dhe Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

11 provincat që u prekën nga tërmetet e dyfishta të shkurtit ishin Kahramanmaras, Hatay, Gaziantep, Malatya, Diyarbakir, Kilis, Sanliurfa, Adiyaman, Osmaniye, Adana dhe Elazig.

Tetë prej tyre mbështetën Erdoganin në zgjedhjet presidenciale. Adana, Hatay dhe Diyarbakir votuan për Kilicdaroglu.

Në votimet parlamentare, 10 prej tyre votuan për AKP-në e Erdoganit, me përjashtim të provincës kryesisht kurde të Dijarbakirit. 

(Kosova Sot Online)